Aktori Donald Veshaj mbetet personazhi publik më i komentuar për shkak të historisë së tij të dashurisë dhe trekëndëshit Bora-Donald-Beatrix. Një trekëndësh që u krijua gjatë Big Brother Vip, teksa në fillim Donaldi foli për ndjesitë dhe lidhjen që ka pasur me Borën dhe më pas u takua me të duke shkëmbyer edhe puthje.
Por me kalimin e ditëve brenda shtëpisë ai nisi një lidhje me këngëtaren Beatrix Ramosaj, por lidhja përfundoi bashkë me Big Brother Vip.
Tani Donaldi është beqar, por postimet e tij në Instagram dhe rrjete të tjera sociale marrin vëmendje të madhe dhe pyetja gjithmonë është: Për kë i ka, Borën apo Beatrix?!
Orët e fundit ai ka postuar një foto të dorës, fotografuar nga afër, teksa mbi të shkruan “Ama sot ti nuk je…”.
Postimi ka ngjallur konfuzione mes ndjekësve të tij se kujt I dedikohet apo çfarë ka dashur të thotë aktori. Ju keni ndonjë ide?!