Aleksandër Veselinoviç, trajneri i Partizanit, ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të sfidës së nesërme me Egnatian.
“Përshëndetje, respekt maksimal për Egnatian ata së pari janë kampionë dhe po luajnë shkëlqyeshëm. Janë shumë kompaktë dhe luajnë gjatë bashkë, por ne shkojmë të luajmë dhe mendojmë për veten dhe të përgatitemi si për çdo ndeshje. Ekipi që do të dalë nesër në fushë është më i miri për momentin.
Në qoftë se filloj të numëroj numrin e kartonëve apo dëmtimet do humbisja shumë kohë, lojtarët që janë të gatshëm për të luajtur meritojnë respekt maksimal, ata që do të dalin në fushë janë ata që do ballafaqohen me Egnatian, do jenë të motivuar dhe guximshëm. Ndërsa ata që nuk mund të luajnë janë për arsye të tjera. E para respektojmë çdo kundërshtar dhe e marrim hap pas hapi, është e gabuar të mendojmë në futboll që duhet të ruajmë diçka dhe ta vendosim veten në pozicion mbrojtës, nuk duhet të mendojmë në këtë mënyrë, gjithmonë duhet të kemi një qëllim dhe ndeshja e nesërme e ka një të tillë.
Sa i përket qëllimeve afatgjata i lemë për më vonë dhe përqëndrohemi te ato afatshkurtra. Çdo ndeshje është fjalë ose bisedë me veten, ajo që kemi bërë rezultate pozitive mund të jetë bisedë e këndshme por nuk ndihmon për ditën e nesërme, nesër kemi detyra të reja dhe duhet të përgjigjemi pozitivisht”, përfundoi Aleksandër Veselinoviç.