E FUNDIT/ Final-Four drejt dështimit? Drejtori administrativ i FSHF-së tregon si qendron e vërteta

by S.M

Federata Shqiptare e Futbollit po mban sot Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme. Aldi Topçiu, drejtori administrativ i FSHF-së ka konfirmuar vijimin e Final Four.

“Kampionati pati histori suksesi, vlen të tregohet, meriton gjithashtu që kjo strukturë të mbështetet dhe të përforcohet për vitin që vjen. Bashkë me ju kemi planifikuar një analizë të këtij sezoni. Do të vijojmë me ngulm lobimin me Qeverinë për ligjin e sponsorizimit.

Kemi besim se do na ndikojnë edhe në aspekt komerciale të garës sonë dhe do të vazhdojmë për konsolidimin e Final Four si produkt premium dhe si platformë forcimi sportive dhe komerciale”, u shpreh Aldi Topçiu.

SEZONI I RI I SUPERIORES

Sezoni i ri i Superligës shqiptare do të nisë më 23 gusht dhe do të përfundojë me 24 maj të 2026. Komisioni i Ligave dhe Garave në FSHF ka vendosur gjithashtu datat për të gjithë kompeticionet e tjera, me kategorinë e parë që do të ketë të njëjtat data si Superliga, ndërsa Kategoria e Dytë nis me 27 shtator 2025 dhe do të mbyllet më 18 prill 2026.

Superkupa e Shqipërisë do të luhet më 28 dhjetor 2025, ndërsa Kupa nis me 1 tetor dhe përfundon me finalen e madhe më 13 maj të 2026.

LEXO ME SHUME:Gianluca Di Marzio, eksperti i merkatos në Itali zbulon: Për futbollistin e Kombëtares interesohen dy klubet e Serie A

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.