166
Një aksident ndodhi ditën e djeshme në Greqi, si pasojë e të cilit humbën jetën tre anëtarë të një familjeje shqiptare.
Sipas raportimeve të mediave greke, aksidenti ndodhi në aksin Xyniada-Koromilia, në Domokos, ku makina me të cilën lëvizte familja shqiptare u përplas kokë më kokë me një cisternë.
Shoferi 46-vjeçar, gruaja e tij 43-vjeçare dhe vajza 22-vjeçare, të gjithë me kombësi shqiptare, u nxorën të pajetë nga makina. I vetmi i mbijetuar është djali 17-vjeçar i çiftit, i cili u transportua në spital pas përplasjes.
“Ora News” ka publikuar foton e familjes shqiptare të përfshirë në aksident.