Aksident me vdekje në Mirditë/ Makina përplas kalimtaren

by KLIKOJE.AL

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar në Mirditë. Ngjarja ndodhi në fshatin Reps. Burime zyrtare bënë me dije se një kalimtare është përplasur nga një makinë, e për pasojë gruaja ka ndërruar jetë.

Policia bën me dije se makina me drejtues shtetasin me inicialet B.R.,banues Kosovë, ka aksidentuar shtetasen këmbësorë D.R.,e cila ka gjetur vdekjen.

NJOFTIMI I POLICISË:
Sot, rreth orës 07:30, në fshatin Reps, Mirditë, mjeti me drejtues shtetasin B.R., banues në Kosovë, ka aksidentuar shtetasen këmbësorë D.R., e cila ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.