FOTO/ Agim Demrozi i futet politikës, presidenti i Egnatias ndryshon “fushë”

Agim Demrozi

Pas vendimeve disiplinore të marra nga Federata Shqiptare e Futbollit, te Egnatia situata ka qenë e tensionuar ditët e fundit. Organi qendror i futbollit vendosi pezullimin për gjashtë muaj të trajnerit Edlir Tetova, ndërsa kapiteni Albano Aleksi dhe disa anëtarë të stafit teknik u ndëshkuan me nga pesë ndeshje.

Megjithatë, skuadra rrogozhinase ka ditur të reagojë në fushë, duke marrë një barazim pa gola në transfertë ndaj Elbasanit, një rezultat që vjen në një moment delikat për ekipin. Paralelisht me zhvillimet sportive, vëmendje ka marrë edhe lëvizja e presidentit të klubit, Agim Demrozi, i cili duket se po shton angazhimin e tij në jetën politike.

Këtë të hënë, Agim Demrozi është parë në një takim të organizuar nga Taulant Balla në Rrogozhinë. Aktiviteti lidhej me nisjen e procesit të anëtarësimeve të reja dhe zgjedhjeve në strukturat lokale, ndërsa në fokus ishte edhe mesazhi për angazhimin drejt integrimit europian.

LEXO ME SHUME:“Predha” e Uzunit ndalet nga Hugo Lloris në minutën e 94′, sulmuesi shqiptar shpërthen dhe shan shqip (video)

Related posts

Partizani hyn në histori me rekordin negativ, nuk kishte asnjëherë në klubin kryeqytetas

Cordeiro dhe Chinwendu ndezin Besën, Pius hero i Pogradecit; Finale ëndrrash në Kategorinë e Parë

Sinan Idrizi nuk përmbahet, super-premio për fitoren ndaj Teutës