6 ndeshje radhazi pa fitore në Superiore, trajneri vendos të largohet nga drejtimi i skuadrës (EMRI

Ivan Gvozdenoviç ka paraqitur dorëheqjen, që është pranuar te Skënderbeu pas humbjes 1-0 në transfertën e djeshme me Laçin. Kështu korçarët janë aktualisht pa trajner. 46-vjeçari ishte dhe trajneri më jetëgjatë te një klub i Superiores. Kjo pasi drejtimin e Skënderbeut e mori prej 26 nëntorit të vitit 2022 duke plotësuar dy vite.

Asokohe u ul në stolin e Skënderbeut që ndodhej në Kategorinë e Parë, për ta kthyer në Superiore. Një objektiv që u arrit, ndërsa korçarët shkuan dhe në “Final Four” gjatë sezonit të kaluar.

Ndërkohë ky edicion rezulton tërësisht zhgënjyes te bardhekuqtë. Skënderbeu ndodhet në vendin e parafundit me pikë të barabarta sa Bylisi i vendit të fundit në 15 javë të luajtura.

Related posts

“Kemi gjashtë mungesa”/ Gvozdenovic “qahet” përpara ndeshjes ndaj Vorës: Do provojmë të japim maksimumin

Partizani “mbyll gojën” përpara Flamurtarit, të kuqtë marrin vendim drastik pas largimit të Kërnajës

“Nuk më interesojnë se çfarë bëjnë rivalët”, Orges Shehi sfidon Teutën: Gjendjen e mirë psikologjike ta shfrytëzojmë nesër