Është mbyllur takimi i javës së dytë të Kategorisë së Parë mes AF Elbasanit dhe Vorës. Sfida zhvilluar në “Elbasan Arena” përfundoi me rezultatin 3-2. Një ndeshje mjaft e bukur dhe e luftuar nga fillimi e deri në fund. Ishin miqtë që zhbllokuan rezultatin të parët në “Elbasan Arena” me anë të Qardakut në minutën 9’. Por gjithçka u përmbys nga ‘verdheblutë’ në 10 minutat e fundit të pjesës së parë, me Telushin në minutën e 35’ dhe Lleshin të 45’.
Me fillimin e pjesës së dytë Vora u tregua më kërkuese duke fituar një 11-metërsh, të cilin e ktheu në gol përsëri Qardaku.
Në minutën e 67’ loja e Elbasanit mori për poshtë, pasi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë Rami, duke lënë të tijët me 10 lojtarë. Por nuk vonoi dhe e njejta gjë ndodhi dhe me Vorën, pasi ishte Xhemalaj që mori dhe ai karton të kuq.
Kur u mendua se gjithçka u mbyll ishte Karakaçi që me anë të penalltisë në minutën e 99’ i dha Elbasanit fitoren.