Telashe për Partizanin para ndeshjes me BATE Borisov, Grezda dëmtohet në seancën e fundit stërvitore

Partizani prej ditësh vazhdon përgatitjet për sfidën e kthimi me Bate Borisov, takim që do të luhet më 18 korrik në orën 20:00. Kjo përballje është e vlefshme për turin e parë kualifikues të Champions League, me demat që do të synojnë kualifikimin pas barazimit 1-1 në sfidën e parë në “Air Albania”.

Por Zoran Zekic është bërë me “dhimbje koke” pasi Eros Grezda ka mbetur i dëmtuar gjatë  një dueli me Cristian Mba. Sulmuesi ka pësuar një goditje në kavilje. Tashmë sfida me bate Borisov vihet në rrezik.

Ditën e sotme lojtari do iu nënshtrohet vizitave mjekësore për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit, me stafin që qëndron në ankth për përgjigjet e anazilave.

Related posts

E FUNDIT/ E ardhmja e Orges Shehit te Tirana mbetet mister, në prapaskenë dalin rivalët e bardhebluve

Pas dështimit për të arritur Superioren, sulmuesi largohet nga Besa

Lëvizje e bujshme në horizont, lideri i mesfushës mund të largohet nga Vllaznia te rivalët (EMRI)