Enea Koliqi është larguar nga Gjilani, por jo nga Superliga e Kosovës. Portieri shqiptar karrierën do ta vazhdoj te kampionët në fuqi si FC Ballkani.
Ka qenë faqja zyrtare e Ballkanit që ka zyrtarizuar afrimin e portierit shqiptar, por pa përmendur detajet e kontratës.
Ekipi nga Suhareka për pak ditë do të nisë rrugëtimin europian teksa gjatë këtij rrugëtimi ndihen më të sigurt me veteranin në portë. 37-vjeçari shihet nga drejtuesit si një përforcim ideal. Portieri ka eksperiencë si në Shqipëri dhe jashtë saj.
Kujtojmë se Koliçi më para ka qenë pjesë e ekipeve greke si Iraklis 1908 dhe Olympiacos Volos, teksa në Shqipëri është aktivizuar me Flamurtarin, Kukësin dhe Skëndërbeun. Që nga viti 2020 gardiani ishte pjesë e Gjilanit të cilëve zgjodhi tu jepte lamtumirën dhe të niste një aventurë të re me Ballkanin. Kujtojmë që Ilir Daja e ka stërvitur dikur portierin, kur dy protagonistët ishin pjesë e Flamurtarit.