1 vit kontratë me Partizanin, klubi gati të shesë “xhevahirin” e skuadrës në Izrael

by S.M

Valentino Murataj duket pranë largimit nga Partizani. 27-vjeçari ka edhe një vit kontratë si “dem”, por në adresë të tij ka mbërritur një mundësi shumë e mirë dhe falë marrëdhënieve korrekte me drejtuesit, shanset janë që të largohet si lojtar i lirë. Hapoel Tel Aviv është klubi që po këmbëngul për shërbimet e Muratajt, një lajm i konfirmuar edhe nga mediat pranë izraelitëve.

Me këtë transferim Murataj do të përmbyllte transferimin e tij të parë jashtë vendit në karrierë dhe do të firmoste në një nga klubet më historike në Izrael. Gjithsesi, dëmtimi i pësuar kundër Marsaxlokk në Maltë e ka komplikuar këtë transferim, që duket se do të duhet të presë për konfirmimin final.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.