Kryeministri Rama ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se Gjermania tashmë zyrtarisht do t’i njohë patentat shqiptare pas votimit që u bë në Bundesrati gjerman.
Postimi i Ramës:
“LAJM I MIRË
Më në fund, pas ratifikimit në parlamentet e landeve, Bundesrati gjerman votoi para pak minutash njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit.
Kjo njohje, e cila deri para disa vitesh as që mund të mendohej, çertifikon de facto transformimin rrënjësor të autoritetit shqiptar të transportit, nga një rrumpallë totale në një sistem standartesh europiane, të konfirmuara prej misioneve të rrepta të inspektimit të qeverisë gjermane.
Kjo është një përgjigje edhe për disa që kur komentojnë postimet mbi transformimet e godinave të DPSHTRR nëpër Shqipëri, shkruajnë se ne merremi vetëm me fasada.”