ZYRTARE/ Flamurtari gjen pasuesin e Resulit, vlonjatët zyrtarizojnë një emër të njohur në stol (EMRI)

by KLIKOJE.AL

Pasi shkarkuan trajnerin Dritan Resuli dhe stafin e tij, Flamurtari u vu në kërkim të zëvëndesueve. Klubi vlonjat ka shqyrtuar emra dhe mundësi të ndryshme, teksa më në fund kanë zgjedhur ata që do të drejtojnë ekipin kuqezi për gjysmën e mbetur të sezonit.

Eqerem Memushi dhe Edmond Liçaj do të jenë dyshja që do të ulen në pankinën vlonjate. Dy emra të njohur për Flamurtarin, pasi i kanë drejtuar këta të fundit edhe në të shkuarën. Lajmin për trajnerët e rinj e ka bërë zyrtar vetë klubi vlonjat me anë të një postimi ku shkruan:

“Zyrtare: Eqerem Memushi dhe Edmond Liçaj do të drejtojnë Flamurtari Football Club deri në përfundim të sezonit aktual. U urojmë suksese dhe mirë se ardhje përsëri me fanellën kuqezi të Flamurtari.C”.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.