Shorti i Botërorit “Katar 2022” ka përplasur në grupin G, Zvricrën e shqiptarit Granit Xhaka me Serbinë. Bashkë me ekipet europiane është edhe Brazili e Kameruni, një grup aspak i lehtë për katër ekipet në fjalë.
Megjithatë Xhaka si duket e ka marrë me sportivitet, duke komentuar me tre fjalë. “Jo aq keq”, ka shkruar futbollisti shqiptar që përfaqëson Zvicrën në një postim në Instagram ku shihet edhe foto e grupit.
Takimi Serbi-Zvicër i cili është caktuar të luhet me 2 Dhjetor 2022 do të jetë shumë interesant dhe të gjithë ne e dimë arsyen pse.