Zjarr në tregun industrial në Durrës pas mesnate, shkrumbohen 5 dyqane!

by KLIKOJE.AL

Një zjarr i madh ka rënë në Tregun Industrial në Durrës, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Për shkak të flakëve janë djegur pesë dyqane duke shkaktuar dëme të shumta materiale, ndërsa zona ka qenë e mbuluar nga tymi i dendur.

Ka qenë ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve që ka vënë flakët nën kontroll, pasi rrezikonin të përhapeshin edhe në banesat aty pranë. Në operacionin për shuarjen e flakëve kanë marrë pjesë zjarrfikësit e Durrësit dhe të portit, ndërsa nuk dihet ende asgjë mbi shkakun e zjarrit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.