Zhvillime të reja/ Këshilli Europian merr sot vendimin e madh për negociatat me Shqipërinë

by KLIKOJE.AL

Këshilli Europian do të marrë sot vendim për të hapur negociatat me Shqipërinë për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Lajmi konfirmohet për News24 nga burime diplomatike.

Në Samitin e Madridit që po mbahet prej dy ditësh, pritet që sot krerët e vendeve të BE-së të fusin në rend dite edhe “dosjen” e Shqipërisë.

Pak ditë më parë gjatë takimit në Bruksel, krerët e Unionit nuk arritën të hapin negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për shkak të vetos së Bullgarisë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.