Zbulohet opinionistja që do të jetë në krah të Olti Currit në “Big Brother VIP Kosova” (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Një prej emrave të parë të rëndësishëm të zbuluar si pjesë e produksionit të “Big Brother VIP Kosova” ishte ai i Olti Currit, i cili do të jetë opinionist i formatit të ndjekur dhe do ta ndajë skenën me bashkë-prezantuesit, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi.

Sigurisht, ashtu siç e do formati, Olti do të ketë edhe një shoqëruese si opinioniste, teksa më parë ishte përfolur emri i Tunës për këtë rol. Megjithatë sot një tjetër emër është zbuluar si opinioniste e ardhshme e reality show-t që nis më 5 dhjetor dhe bëhet fjalë për ish-“Miss Kosova”, Afërdita Paqarada.

Ajo ka qenë së fundmi nën shoqërinë e disa prej personazheve që tashmë janë zbuluar si pjesë e produksionit (të lartëpërmendurit) dhe e organizatorëve, megjithatë me siguri do mund ta mësojmë vetëm në 5 dhjetor.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.