Young Boys-Leipzig, shkëlqimi i Enea Jorgjit në Champions; vendimarrës dhe stoik (video)

by KLIKOJE.AL

Enea Jorgji ka qenë protagonist i një momenti që do të shkaktojë jo pak polemika pas ndeshjes mes Jang Bojs dhe Lajpcig në Ligën e Kampioneve. Gjithçka kishte të bënte më një episod të diskutueshëm për një penallti në fillimin e pjesës së dytë.

Xavi Simons hyri në zonën e skuadrës zviceriane dhe pas një kontakti me portierin u rrëzua, duke kërkuar penallti. Jorgji nuk sinjalizoi nga pika e bardhë, ndërsa lojtari i gjermanëve protestonte me ngulm për këtë vendim që shpresonte të ishte në favor të tij.

ENEA JORGJI

Gjyqtari shqiptar mori më pas një sinjalizim nga VAR-i dhe pas disa çastesh shqyrtimi të italianit Marko Guida i cili ishte asistenti i tij para monitorit, ai vendosi të shkonte të shihte vetë pamjet. Jorgji vëzhgoi të gjitha këndet e aksionit dhe më pas u kthye në fushë duke bërë shenjë me dorë nga pika e bardhë, e më pas me gisht që nuk kishte penallti, pra që i qëndronte vendimit të tij. Gjatë sfidës, Jorgji dha gjithashtu edhe 6 kartonë të verdhë, nga 3 për secilin ekip. Një paraqitje mjaft dinjitoze për të ashtuquajturin, arbitrin më të mirë shqiptar.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.