Ylli Manjani nxjerr “blof” Lulzim Bashën

by KLIKOJE.AL

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani shprehet se Lulzim Basha nuk i ka mbledhur 7000 anëtarët e Kuvendit herën e fundit. Ai tha se Pallati i Kongreseve maksimumi 3000 persona mban.

Deklarata e Manjanit:

“Ore vërtetë, ku i mblodhi 7000 anëtarët e Kuvendit herën e fundit Luli?!

Se nuk ka sallë që nxë 7000 vetë. Pallati i Kongreseve maksimumi 3000 persona mban.

7000 vetë i mbledh o në shesh të hapur ose në stadium. Askund tjetër.

Atëhere me ç’llogjikë ndërton një forum me kaq shumë anëtarë kur nuk garanton se ku ti mbledhësh?!

Fundja e lemë edhe këtë llogjikë mënjanë. Ku i mblodhi Luli në Korrik?!

Apo e kishte mbledhje fake(fallco)?!

Mesiguri fake ka qenë sepse ska mundësi teknikisht të mbledhësh 7000 vetë në Pallat të Kongreseve.

Si gjithmonë xhanëm, fake në çdo gjë…”, shkruan Manjani.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.