Shënoi 9 gola në Superiore, Besa firmos me lojtarin që spikati sezonin e fundit (EMRI)

William Cordeiron

Besa ka nisur përgatitjet për sezonin e ri. Në klubin kavajas ka patur një mori largimesh dhe tani detyra e drejtuesve është të gjejnë elementët e duhur për të zhvilluar një kampionat sa më pozitiv dhe të pretendojnë për elitën e futbollit shqiptar. Në orët e fundit mësohet se Besa ka arritur firmën me brazilianin William Cordeiron, i cili në ketë sezon të ri futbollistik do të veshë fanellën e kavajasve.

Braziliani vjen nga një sezon fantastik me Laçin, ku ishte lideri i padiskutueshëm në repartin ofensiv me 9 gola dhe 3 asistime në 30 ndeshje.
Ofertat e tjera në elita nuk kanë munguar për William Cordeiron, por në fund duket se projekti i Besës dhe insistimi i presidentit Bizhdili, e ka bindur futbollistin brazilian për t’i thënë “PO”, kavajasve.

LEXO ME SHUME:Teuta gjen trajnerin e ri, zyrtarizimi çështje ditësh

Related posts

Puth djalin e Alvarez dhe takon lojtarët pas triumfit në derbi, Refik Halili zbulon premion e majme (video)

“Tani situata është e komplikuar, Europa s’është në dorën tonë”, Kërnaja ndjen keqardhje për derbin, ka ankesa: Kishte prekje të topit me dorë…

“E kishim përgatitur, Alvarez na fitoi ndeshjen”/ Shehi zbulon fjalët në dhomat e zhveshjes: Çunave i thashë që…