Vrasja e Caroline Crouch tronditi Greqinë një muaj më parë dhe u rikthye sërish në vëmendje dje me të vërtetën shokuese. Nuk ishte grabitje siç në fillim u tha e siç bashkëshorti i saj pretendonte. Provat bënë të mundur arrestimin e Haralambos Anagnostopoulos, bashkëshortin e të ndjerës. Pas 8 orësh që u rimor në pyetje nga hetuesit, piloti grek pranoi krimin.
Përgjatë pyetjeve hetuese ai ka pranuar se vrasjen makabre në sy të fëmijës 11 muajsh, e ka bërë për shkak se ishte konfliktuar me të prej disa kohësh dhe ajo e kishte kërcënuar se do të largohej dhe do të merrte dhe fëmijën.
Policia gjithashtu ka gjetur në telefonin e saj, dhe zbuloi se ajo kishte kërkuar për hotel në Athinë një natë përpara vdekjes dhe në mesazhet e fundit të shkëmbyera mes çiftit, Caroline i kishte thënë “budalla” bashkëshortit të saj.

Ajo që e bënë më të frikshme këtë ngjarje është inskenimi i situatës të bashkëshortit saj, pas vrasjes. ‘Lotët e krokodilit’ dhe deklaratat e rreme që jepte vrasësi pas ngjarjes dhe kërkonte drejtësi në media, ndërkohë vetëm pak orë më parë i kishte marrë jetën me duart e tij nënës së fëmijës të tij të vetëm.
Policia greke deklaron se në fakt e dinte që në fillim që vrasësi ishte ai. Edhe pse piloti u mundua të inskenonte një vjedhje, policët e nuhatën që kishte mospërputhje.
“Policia pa një shtëpi që ishte shumë të rregullt. Kur hyjnë hajdutët zbrazin gjithçka. Oficerët e policisë e panë të ftohtë pilotin në momentin që e zgjidhën. Ai i pyeti direkt: ‘a ka vdekur Caroline?’ Ndërkohë që supozohej të kishte qenë në dhomë tjetër e të mos i kishte parë hajdutët ç`po bënin. Ai tha disa fjalë dhe më pas e mori fëmijën në krahë. Një oficer tjetër policie tha se ai po bërtiste, më zgjidhni, po mbytem, por nuk dukej fare i sforcuar dhe i lidhur fort”, thotë Policia.
Një tjetër detaj shokues zbulohet nga mediat greke në lidhje me vrasjen makabër.

Policia greke e mori nga eventi përkujtimor i gruas dhe për të shmangur ndonjë tentativë arratisjeje nuk i tha provat e shumta që rëndonin mbi të, por se po e dërgonin me urgjencë në Athinë për të “identifikuar një të dyshuar që ndodhet në Polici”. Pasi ka marrë këtë lajm, 32-vjeçari ka përqafuar vjehrrën e tij, nënën e ish-bashkëshortes që i mori jetën duke i thënë “po shkoj të identifikoj atë që vrau Carolinën”.

Anagnostopulos sipas legjislacionit grek rrezikon dënimin përjetë.