Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Vrasja

  • Publikohet fotoja e fundit nga celulari i 20-vjeçares Caroline disa orë para vrasjes nga bashkëshorti/ Ja lëvizjet e autorit pas krimit

    Publikohet fotoja e fundit nga celulari i 20-vjeçares Caroline disa orë para vrasjes nga bashkëshorti/ Ja lëvizjet e autorit pas krimit

    Mediat greke kanë publikuar foton nga celulari i studentes 20-vjeçare Caroline, pak orë përpara vrasjes së saj nga bashkëshorti. Fotoja është nga kamerat e sigurisë ku duket autori, Babi Anagnostopulos me vajzën 11 muajshe ulur në një divan në dhomën e ndenjes.

    Fotoja është kapur me “Screenshot” nga aplikacioni i kamerave të sigurisë në orën 00:00. Nuk sqarohet ende se pse Caroline regjistroi një foto të tillë.

    Sipas mediave greke, rreth orës 01:00, autori ka hequr kartën e regjistrimit nga kamerat në mënyrë që të mosregjistronin më.

    Sipas raportit mjeko-ligjor, vrasja ndodhi mes orës 04:05 deri në 04:11. Gjithashtu janë publikuar dhe lëvizjet që ka bërë Babis pas vrasjes duke iu referuar të dhënave të nxjerra nga celulari i tij.

    LËVIZJET QË KUNDËRSHTONIN VERSIONIN E GREQISË

    Në orën 04:24 celulari i autorit hiqet nga karikimi. 04:36 autori hap celularin dhe futet në Gmail. Pas dy minutash e mbyll celularin. Në orën 05:22 regjistrohet lëvizje në një distancë prej 21 metrash, ndërsa në orën 05:41 regjistrohet lëvizje tjetër me distancë 66 metrash.

    Këto janë pikërisht provat shkencore që hodhën poshtë versionin e grabitjes të dhënë nga autori i krimit. Përpara se të pranonte autorësinë, ai deklaroi se grabitësit e lidhën me litar, çka bie në kundërshtim me lëvizjet që ka regjistruar celulari.

    FOTO BRENDA APARTAMENTIT

    Në dëshminë e parë të bërë nga Babis Anagnostopulos, thuhet se ai kishte fshehur 9500 euro brenda një kutie të lojës “Monopoly”, duke i dhënë peshë versionit të grabitjes së shtëpisë. Mediat greke kanë publikuar foton e kutisë në momentin kur policia mbërriti në shtëpi. Ato vijojnë se nga pamja, kutia duket e paprekur nga dikush që do kontrollonte për para.

  • Vrasja e 20-vjeçares nga bashkëshorti i saj grek/ E vërteta dhe detajet shokuese

    Vrasja e 20-vjeçares nga bashkëshorti i saj grek/ E vërteta dhe detajet shokuese

    Vrasja e Caroline Crouch tronditi Greqinë një muaj më parë dhe u rikthye sërish në vëmendje dje me të vërtetën shokuese. Nuk ishte grabitje siç në fillim u tha e siç bashkëshorti i saj pretendonte. Provat bënë të mundur arrestimin e Haralambos Anagnostopoulos, bashkëshortin e të ndjerës. Pas 8 orësh që u rimor në pyetje nga hetuesit, piloti grek pranoi krimin.

    Përgjatë pyetjeve hetuese ai ka pranuar se vrasjen makabre në sy të fëmijës 11 muajsh, e ka bërë për shkak se ishte konfliktuar me të prej disa kohësh dhe ajo e kishte kërcënuar se do të largohej dhe do të merrte dhe fëmijën.

    Policia gjithashtu ka gjetur në telefonin e saj, dhe zbuloi se ajo kishte kërkuar për hotel në Athinë një natë përpara vdekjes dhe në mesazhet e fundit të shkëmbyera mes çiftit, Caroline i kishte thënë “budalla” bashkëshortit të saj.

    Ajo që e bënë më të frikshme këtë ngjarje është inskenimi i situatës të bashkëshortit saj, pas vrasjes. ‘Lotët e krokodilit’ dhe deklaratat e rreme që jepte vrasësi pas ngjarjes dhe kërkonte drejtësi në media, ndërkohë vetëm pak orë më parë i kishte marrë jetën me duart e tij nënës së fëmijës të tij të vetëm.

    Policia greke deklaron se në fakt e dinte që në fillim që vrasësi ishte ai. Edhe pse piloti u mundua të inskenonte një vjedhje, policët e nuhatën që kishte mospërputhje.

    “Policia pa një shtëpi që ishte shumë të rregullt. Kur hyjnë hajdutët zbrazin gjithçka. Oficerët e policisë e panë të ftohtë pilotin në momentin që e zgjidhën. Ai i pyeti direkt: ‘a ka vdekur Caroline?’ Ndërkohë që supozohej të kishte qenë në dhomë tjetër e të mos i kishte parë hajdutët ç`po bënin. Ai tha disa fjalë dhe më pas e mori fëmijën në krahë. Një oficer tjetër policie tha se ai po bërtiste, më zgjidhni, po mbytem, por nuk dukej fare i sforcuar dhe i lidhur fort”, thotë Policia.

    Një tjetër detaj shokues zbulohet nga mediat greke në lidhje me vrasjen makabër.

    Policia greke e mori nga eventi përkujtimor i gruas dhe për të shmangur ndonjë tentativë arratisjeje nuk i tha provat e shumta që rëndonin mbi të, por se po e dërgonin me urgjencë në Athinë për të “identifikuar një të dyshuar që ndodhet në Polici”. Pasi ka marrë këtë lajm, 32-vjeçari ka përqafuar vjehrrën e tij, nënën e ish-bashkëshortes që i mori jetën duke i thënë “po shkoj të identifikoj atë që vrau Carolinën”.

    Anagnostopulos sipas legjislacionit grek rrezikon dënimin përjetë.

  • Vrasja e vëllezërve Haxhia/ Policia jep njoftimin zyrtar për arrestimin e dy të dyshuarve nga RENEA. Ja roli që ata kanë pasur në krim

    Vrasja e vëllezërve Haxhia/ Policia jep njoftimin zyrtar për arrestimin e dy të dyshuarve nga RENEA. Ja roli që ata kanë pasur në krim

    Policia ka dhënë njoftimin zyrtar për arrestimin e dy të dyshuarve për vrasjen e vëllezërve Haxhia në qytetin e Durrësit, ngjarje e ndodhur kjo në datën 27 Prill të vitit të kaluar.

    Policia thotë se për arrestimin e shtetasve  Besian Xhixha., 30 vjeç, banues në Larushkë, Krujë dhe Enver Diva., 42 vjeç, banues në Fushë Mamurras, Kurbin, është dashur dhe ndërhyrja e RENEA-s, ndërsa ata dyshohet se kanë siguruar mjetet e nevojshme për vrasjen e vëllezërve Haxhia.

    Për ngjarjen mbeten ende në kërkim Talo Çela dhe Nuredin Dumani, ndërkohë që Klevis Alla është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe ka zbërthyer rrethanat e krimit të rëndë, që nisi pas sherrit për paratë e një prej grabitjeve të Rinasit.

    Njoftimi i Policisë:

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Vazhdimi”, për vënien në pranga të personave të përfshirë në një vrasje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2020.

    Operacioni nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, me mbështetjen e Forcave Speciale Renea dhe të Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH, nën drejtimin e Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

    Në vijim të punës hetimore të bërë nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, nën drejtimin e SPAK-ut, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të vrasjes së dyfishtë të ndodhur në vitin 2020, në tregun e makinave në Shkozet, Durrës, ku mbetën të vrarë me armë zjarri dy vëllezër, bazuar në provat e grumbulluara, mëngjesin e sotëm u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Vazhdimi”.

    Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve Besian Xhixha., 30 vjeç, banues në Larushkë, Krujë dhe Enver Diva., 42 vjeç, banues në Fushë Mamurras, Kurbin.

    Për këta shtetas, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” , kryer në bashkëpunim dhe “Mashtrimi”.

    Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë krijuar dhe siguruar mjetet për kryerjen e vrasjes së shtetasve B. H. dhe V. H. (vëllezër).

    Nën drejtimin e SPAK-ut vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar.

    Materialet do t’i dërgohen Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

  • Historia si në filma në Tiranë/ Gruaja e rrihte, vjehrri e vrau

    Historia si në filma në Tiranë/ Gruaja e rrihte, vjehrri e vrau

    Kudret Salija prej më shumë se një viti ka nisur procedurat për t’u divorcuar nga bashkëshortja e tij, por sot mbeti i vrarë me të paktën pesë plumba nga vjehrri i tij Mexhit Picari.

    Pasi ky i fundit hapi zjarr në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës, i plagosur mbeti edhe avokati i tij Adriatik Cama i cili mori një plumb.

    Mësohet se padia për divorc është paraqitur nga viktima më 24 dhjetor 2020. Për çështjen që është në drejtimin e gjyqtares Irena Plaku janë zhvilluar katër seanca. Ndërsa, sot 10 minuta përpara vrasjes do të niste edhe seanca e pestë.

    Si duket shkak që Kudret Salija të kërkonte ndarjen nga bashkëshortja ka qenë dhuna në familje. Ai në disa raste ka bërë kallëzime se dhunohej nga bashkëshortja. Kjo e fundit ka qenë edhe e arrestuar për dhunë në familje.

    I ndjeri kishte tre fëmijë të mitur me gruan ndërsa është ankuar edhe se nuk e lejonte që t’i takonte.

  • Vrasja e të riut në Tiranë, miqtë u vonuan duke pastruar skenën e krimit. Ata e nisën me makinë private dhe…

    Vrasja e të riut në Tiranë, miqtë u vonuan duke pastruar skenën e krimit. Ata e nisën me makinë private dhe…

    Marius Dema, 28- vjeçari që dyshohet se qëlloi për vdekje shokun e tij Mehmet Qama, pritet të dalë sot para Gjykatës së Tiranës për caktimin e masës së sigurisë, i akuzuar për “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

    Burime nga Prokuroria thanë se në kërkesën e dorëzuar në Gjykatë, është kërkuar që të caktohet masa e “arrestit me burg”.

    Përveç autorit të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit Mehmet Qema, në rrugën “5 Maji”, në Tiranë, i cili u vetëdorëzua i pari në Polici, deri në mbrëmje, të martën, u dorëzuan edhe të gjithë miqtë e tjerë të viktimës e autorit, që kishin qenë të pranishëm në ngjarje. Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan 5 persona, një u procedua në gjendje të lirë, ndërsa dy të tjerë u lanë të lirë pasi nuk rezultuan të përfshirë në krim.

    Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda, nën drejtimin e Prokurorisë, në përfundim të veprimeve të para hetimore në lidhjen me ngjarje e ndodhur në rrugën “5 Maji” bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: Marius Dema, 28 vjeç, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”; Erlind Peka, 25 vjeç, Blerim Hoti, 28 vjeç, Frenkli Myftari, 29 vjeç dhe Xhuljano Koçi, 19 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”; Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi M. H., 23 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”

    DOSJA HETIMORE

    Tavolina ku ishte ulur Mehmet Qema, kishte pije energjike dhe tavlla duhani. Në çastet e fundit të jetës të të riut nga Kruma e Hasit, ai shfaqet duke bërë me shenja refuzuese nga shoku i tij, i cili qëndron në këmbë dhe në dorë mban një armë, që herë pas herë ia drejton viktimës. Në tavolinë së bashku me të janë Erlin Peka, Blerim Hoti, Frankli Myftari dhe Xhuliano Koçi. Me përjashtim të Marius Demës, nën akuzë për vrasje, katër të rinjtë e mësipërm dyshohen për moskallëzim krimi dhe fshehje të së vërtetës, pasi sipas burimeve policore njëri prej tyre largoi gëzhojën, ndërsa tjetri fshehu pistoletën. Policia përshkruan se si viktima u transportua drejt spitalit me një “Mercedez Benz”, me targat “AB… MD”, një mjet që u braktis në afërsi të spitalit nga të rinjtë që më pas u shpërndanë. “Viktima u identifikua nga patenta që kishte në xhep”, u shpreh një agjent krimesh, për “Gazetasi.al”. Ndërsa në procesverbal u shkrua më tej se ai kishte si shenjë dalluese një unazë me inicialet Q. M. 925 me një shqiponjë dykrenare.

    E HIPEN NE MAKINE

    E.P., është njëri ndër personat qe gjendej në tavolinën ku ndodhi krimi. “Isha duke ndenjur me shokët dhe në një moment hyra në banak për t’i bërë një ekspres nuses dhe mbas shpinës dëgjova krismë. Kur u ktheva, të gjithë ishin të hutuar dhe të traumatizuar dhe asnjëri nuk po e ndihmonte”, dëshmon në Polici E.P.. “E kapa nga krahët për ta futur në makinë, por asnjëri nga të pranishmit aty, për shkak të traumatizmit, nuk po më ndihmonte”, thotë më tej i riu. Ai kujton se kur janë nisur drejt spitalit, së bashku me të në makinë gjendej edhe një person me mbiemrin Çekrezi dhe se si më pas e zbriti nga makina të plagosurin dhe e hipën në autoambulancë. “Makinën, me të cilën solla Mehmetin, e braktisa përpara Spitalit të Burgut dhe u largova më pas me makinën time”, dëshmon njëri nga shokët.

    FSHEHJA E PROVAVE

    Dy prej miqve të viktimës, Frenkli Myftari dhe Xhuliano Koçi, fshinë gjurmë të krimit. 28- vjeçari Myftari shfaqet duke larguar nga skena e krimit një gëzhojë arme zjarri, ndërsa Koçi dyshohet se hoqi prej andej pistoletën, me të cilën u vra Mehmet Qema. Së bashku me ta, edhe një i tretë, i quajtur Marius Halili, i cili është proceduar në gjendje të lirë, pastroi lokalin duke hedhur mbeturinat në kosh. “Këtë gjë ma kërkoi pronari”, u justifikua në Polici i riu, i cili nuk dha asnjë detaj se çfarë gjeti mbi tavolinë. Mehmet Qema, 27-vjeçari i sapokthyer nga Britania e Madhe mbeti i vrarë mbrëmjen e së hënës, pak para mesnate në Tiranë, nga një plumb në gjoks. Ai ishte vetë i gjashti në një tavolinë me shokët e tij, në një lokal në rrugën “5 Maji”, kur njëri prej tyre i drejtoi armën dhe e shkrepi. Nga pamjet e kamerës së sigurisë, duket momenti kur Mehmet Qema, i bën me shenjë shokut të tij që ishte në këmbë, që të largonte pistoletën që i kishte drejtuar. E megjithatë, Marius Dema, 28 vjeç, vazhdon me lojën, derisa arma shkrepet dhe e vret shokun e tij.

  • Kush ishte “Kumbari” i Shkodrës? Vrasja e tij tronditi qytetin verior

    Kush ishte “Kumbari” i Shkodrës? Vrasja e tij tronditi qytetin verior

    Shkodra është tronditur mbrëmjen e djeshme nga një atentat me armë, ku ka mbetur i vrarë 47-vjeçari Bardhok Pllanaj, i njohur ndryshe edhe si “Kumbari” i Shkodrës.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:10 minuta në fshatin Dobraç. Mësohet se ndaj 47-vjeçarit është qëlluar me breshëri automatiku. Nga të dhënat paraprake dyshohet se autorët e kanë ndjekur viktimën e tyre për disa qindra metra derisa kanë gjetur momentin e përshtatshëm për ta qëlluar për vdekje.

  • Kush është biznesmeni shqiptar që u ekzekutua në derën e shtëpisë/ Mediat vendase: Dyshohet për larje hesapesh, ishte një mbështetës i flaktë i…

    Kush është biznesmeni shqiptar që u ekzekutua në derën e shtëpisë/ Mediat vendase: Dyshohet për larje hesapesh, ishte një mbështetës i flaktë i…

    Është zbardhur identiteti i shqiptarit që u ekzekutua në portën e shtëpisë së tij në Islandë, ndërsa ngjatja dyshohet se ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Viktima është identifikuar si Armando Beqiri, i cili ndodhej prej 7 vitesh në Islandë, ku kishte mundur që të integrohej dhe të ndërtonte jetën e tij.

    Beqiri kishte shkelur për herë të parë në Islandë në vitin 2014, duke mësuar fillimisht gjuhën dhe më pas ishte martuar me një shtetase të huaj, me të cilën kishte lindur një fëmijë dhe ishin në pritje të një tjetri.

    Ai kishte marrë nënshtetësinë islandeze dhe kishte hapur një biznes atje ndërsa mediat vendase e përshkruajnë dhe si një mbështetës të flaktë të ekipit kombëtar të futbollit të Islandës.

    Pak para mesnatës së të shtunës, Armando parkoi makinën e tij në garazh, dhe në momentin kur po i drejtohej derës kryesore të banesës një makinë u afrua dhe personi që ishte në të e qëlloi me disa plumba duke i shkaktuar vdekjen.

    Plumbat e goditën 40 vjeçarin në shpinë, qafë dhe kokë, duke bërë që shanset që ai të mbijetonte të ishin të pakta. Në vendin e ngjarjes, Armando u gjet i shtrirë në gjak dhe u dërgua në spital ku u shpall i vdekur në Landspítali menjëherë pasi mbërriti atje.

    Një lituanez rreth të 40-t është paraburgim dhe besohet të jetë autori i krimit të rëndë. Natën e kaluar tre persona u arrestuan në një shtëpi verore dhe u zhvendosën në Reykjavík. Nuk thuhet nëse ata janë dëshmitarë të çështjes apo dyshohen për pjesëmarrje në vrasje.

    Mediat vendase shkruajnë se krimi dyshohet të ketë ndodhur për larjes hesapesh, por mbetet ende i paqartë roli që ka pasur secili prej të arrestuarve.

    Burimi: Faxweb

  • Si u vra 32-vjeçari me dy emra sapo zbriti nga makina/ Dyshohet që shkak për këtë atentat të jetë…

    Si u vra 32-vjeçari me dy emra sapo zbriti nga makina/ Dyshohet që shkak për këtë atentat të jetë…

    Një 32-vjeçar ka mbetur i vrarë në një atentat që persona të paidentifikuar i bënë pasditen e djeshme në qytetin e Durrësit.

    Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:20 në Lagjen nr. 16 të qytetit bregdetar. Sipas Policisë, viktima është identifikuar si Jetmir Bregu, 32 vjeç, i cili mësohet se ka mbajtur edhe një emër tjetër me gjeneralitete Ilir Kuçi.

    Sipas burimeve nga Policia, mësohet se 32-vjeçari është qëlluar me kallashnikov, ku një plumb e ka prekur në kokë, një në gjoks dhe një në këmbë, plagë të cilave nuk mundi t’u mbijetonte.

    Burime nga grupi i hetimit thanë për gazetën “Panorama.al” se ngjarja dyshohet të ketë si motiv konflikte të mbartura të 32-vjeçarit, kjo nisur edhe nga ndryshimi i emrit nga Ilir Kuçi në Jetmir Bregu. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe krahas grumbullimit të provave që mund t’i çojë drejt identifikimit të autorëve, shoqëroi në komisariat mbi dhjetë persona, mes të cilëve dëshmitarë dhe individë që mund të kenë lidhje apo dijeni për ngjarjen.

    ATENTATI

    Breshëria e vazhdueshme e kallashnikovit tronditi Lagjen 16 të qytetit, ndërkohë që shënjestra ishte 32-vjeçari me dy emra Jetmir Bregu (Ilir Kuçi). Ky i fundit sapo kishte ndaluar makinën në afërsi të një lokali të lagjes dhe në momentin që po dilte nga mjeti u qëllua me breshëri kallashnikovi nga persona që po e ndiqnin me një makinë.

    32-vjeçari mori disa plagë nga plumbat që u derdhën mbi të, por rezistoi të mbante frymën gjallë deri në momentet që zbriti në Spitalin e Durrësit. Sapo mjekët janë përpjekur ta fusnin në sallën kirurgjikale, 32-vjeçari ndërroi jetë.

    Sipas burimeve, atij i shkaktoi vdekjen plumbi që kishte marrë në kokë dhe ai në gjoks. Ndërsa plaga në këmbë nuk ishte vdekjeprurëse. Pasi qëlluan me breshëri në drejtim të Bregut pa dalë fare nga makina dhe të ndihmuar nga errësira dhe koha e keqe me shi e erë të fortë, autorët u larguan të qetë nga vendi i ngjarjes duke u zhdukur në drejtim të paditur pa lënë asnjë gjurmë. Policia është vënë në ndjekje të tyre, por deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme autorët mbeten të paidentifikuar.

    HETIMET

    Menjëherë u ngrit një grup i posaçëm hetimor, me në krye shefin e Përgjithshëm të Krimeve, Tonin Vocajn, për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë. Policia mblodhi çdo provë të mundshme në vendin e ngjarjes, që mendojnë se do ta ndihmojë për të hedhur më shumë dritë rreth këtij atentati, ndërsa hetimet po shtrihen në disa pista. Një nga pistat kryesore ku është fokusuar grupi i hetimit është e shkuara e 32- vjeçarit, i cili disa vite të jetës së tij i ka kaluar jashtë vendit. Për shkak të problemeve në shtetin fqinj, 32-vjeçari ka ndërruar edhe emrin. Policia po i mbështet hetimet te problemet që ai ka pasur jashtë vendit, por gjithashtu po verifikohen edhe konflikte të kohëve të fundit që ai mund të ketë pasur me persona të tjerë.

    Burimi: Panorama.al

  • 25-vjeçari që u vra nga policia/ Babai: “Prisja ta martoja, jo ta çoja në arkivol”

    25-vjeçari që u vra nga policia/ Babai: “Prisja ta martoja, jo ta çoja në arkivol”

    Babai i 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili u vra gjatë mesnatës së djeshme nga një efektiv policie kërkon drejtësi për vrasjen e të birit.

    Në një prononcim për gazetaren e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Dorjana Bezat, babai i viktimës, Qazim Rasha tha se policia është për të mbrojtur dhe jo për të vrarë.

    “Dhimbja ime është edhe e juaja. Dhimbja ime është e të gjithëve, e çdo race, e çdo babe, e çdo nëne. Lind dhe rritet dhe të jep dhe të merr Zoti. Drejtësia të bëjë drejtësi. Mos të na vrasi çdo minutë. Mos të na vrasi. Jo të më vijë djali mua në rrugicë, dhe të më vritet tek rrugica e shtëpisë. Kush mund ta bëjë këtë?! Kush është ai polic?! Çfarë policie është ajo që të vret në derë të shtëpisë. Policia është për të mbrojtur, jo për të vrarë. Djali ishte duke punuar në llaç gjithë ditën në shtëpi dhe doli të marrë cigare. Për maskën iku dhe e vranë. Prisja ta martoja, jo ta çoja në arkivol.”, tha babai i viktimës mes lotëve dhe zerit që i dridhej nga dhimbja e madhe.

    Burimi: BalkanWeb

  • Vrasja dhe djegia e biznesmenit grek/ Si e tradhtuan kamerat e sigurisë autorin pak orë pas ngjarjes. Familja e viktimës kërkon që 20-vjeçari shqiptar…

    Vrasja dhe djegia e biznesmenit grek/ Si e tradhtuan kamerat e sigurisë autorin pak orë pas ngjarjes. Familja e viktimës kërkon që 20-vjeçari shqiptar…

    “Ne duam që autori të dënohet!”, ky është mesazhi i familjes së biznesmenit Nikos Halaris, i cili u vra nga shqiptari 20-vjeçari, pasi ky i fundit pretendonte se ai i kishte 200 euro borxh.

    “Autori i krimit ishte duke punuar në ndërtim tridhjetë metra larg hotelit. Ai i tha viktimës se i kishte para borxh, por viktima nga ana tjetër i tha atij se nuk i kishte borxh asgjë” , tha avokati i familjes së viktimës, Lefteris Gavrilis, por që në fund autori e pranoi krimin e tij.

    “Unë e vrava atë. Unë do ju rrëfej aktin tim”.

    Me këto fjalë, shqiptari që akuzohet për vrasjen e Nikos Halaris brenda hotelit të tij në Santorini iu përgjigj policisë greke.

    Sipas informacionit, shqiptari e pranoi veprimin e tij në polici, duke theksuar se arsyet ishin financiare, por procesii hetimeve është ende në fazën e parë.

    Nikos Halaris përshkruhet nga të njohurit dhe miqtë si një “njeri i jashtëzakonshëm”, i cili kurrë nuk kishte krijuar probleme në ishullin e Santorinit. Sipas miqve të tij, në të kaluarën, të huajt ishin përpjekur ta grabisnin.

    “Ai ishte i qetë dhe i mirë. Ai nuk e kishte familjen në ishull. Ai ishte vetëm. Të gjithë e pëlqyenin. Ishte një njeri i shkëlqyeshëm”, tha një mik i tij.

    Kamerat tradhtuan vrasësin e hotelierit

    Kërkimi kamerave të sigurisë së biznesit në Oia bëri që policia e Departamentit të Vrasjeve të gjente vrasësin e hotelierit 69-vjeçar, Nikos Halaris.

    Vetë hoteli nuk kishte kamera sigurie, kështu që policia kërkoi pamje vizuale nga bizneset e tjera në të njëjtën zonë. I huaji i ri u regjistrua duke u larguar nga vendi ku ndodhet hoteli i viktimës Nikos Villas, disa minuta para se Departamenti i Zjarrit të njoftohej për zjarrin që shpërtheu në një zonë të vogël pranë pritjes të Premten pasdite dhe çoi në vendndodhjen e pronarit të vdekur.

    Dëshmia e shqiptarit:

    “Unë punoj në Greqi për të jetuar. Kam ardhur dy herë të punoj dhe t’i dërgoj para nënës dhe tre motrave. Hotelieri më kishte borxh 200 euro. Shkova të enjten në mëngjes për t’i kërkuar paratë. Por ai nuk më dha ato të miat. Ai mori një shishe uiski dhe më sulmoi për të më goditur. I kapa dorën dhe e shtyva dhe pastaj ai ra poshtë. Në këtë moment kuptova se ai ishte i vdekur”, i tha ai policisë.

    Më pas shqiptari ka treguar se e ka tërhequr 69-vjeçarin brenda dhe në gjendje shoku e goditi me grushte.

    Më pas autori i krimit gjen disa lecka dhe përpiqet t’i pastrojë njollat e gjakut që kishin rënë në dysheme. Pastaj ai tërheq përsëri 69-vjeçarin, në një hapësirë ​​të ngushtë ngjitur me sallën e pritjes, vendos kufomën, e lyen atë me vodka, vendos letra për të ndezur zjarrin dhe më pas zhduket.

    Ngjarja

    Një nga hotelierët më të njohur të Santorinit u gjet i vdekur të Premten në mëngjes. Ishte shërbimi zjarrfikës, i cili mori një denoncim për rënien e një zjarri në zonën e Oia. Viktima u identifikua si biznesmeni Nikos Halaris, pronar i hotelit “Nikos Villas”.

    Rreth orës 9 të mëngjesit, banorët e zonës thirrën zjarrfikësit, pasi panë tym nga brenda hotelit dhe konkretisht nga salla e pritjes. Kur të katër zjarrfikësit mbërritën, ata zbuluan se i vetmi vend ku kishte zjarr ishte në trupin e pronarit 69-vjeçar.

    20-vjeçari shqiptar, ka “eliminuar” dhe më pas e ka djegur pronarin, pasi ky i fundit i kishte 200 euro pa i dhënë. Autoritetet greke më pas e arrestuan 20-vjeçarin shqiptar me akuzën e vrasjes dhe djegies së trupit të pronarit të hotelit të njohur.

    Burimi: Panorama.al