Tiranën nuk e shëron as Nuhiu, Vora e likujdon në 45 minutat e para (video)

by KLIKOJE.AL

Vora regjistroi një fitore të rëndësishme me shifrat 0-2 ndaj Tiranës, duke marrë tre pikë me vlerë në Abissnet Superiore. Ndeshja nisi me ritëm të mirë për të dyja skuadrat, por ishin miqtë që gjetën më shpejt rrugën e rrjetës. Në minutën e 12-të, Bardhi realizoi golin e avantazhit pas një aksioni të rrjedhshëm dhe gabimit të Fernandez duke kaluar Vorën në epërsi.

 

Tirana u përpoq të reagojë, por në minutën e 33-të erdhi goditja e dytë. Kasalla, i saktë nga pika e bardhë, dyfishoi shifrat për vorakët, duke e vënë takimin në binarë të favorshëm për miqtë.Në pjesën e dytë, kryeqytetasit shtuan presionin, por pa gjetur zgjidhje përpara portës kundërshtare. Vora administroi rezultatin me përvojë dhe qetësi, duke mbajtur kontrollin e lojës deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit.

Me këtë sukses, Vora shkon në kuotën e 14 pikëve në vendin e gjashtë, ndërsa situata te Tirana është emergjente, vendi i fundit 6 pikë dhe sheh gjithnjë e më shumë ti largohet klasifikimit.

LEXO ME SHUME:KATEGORIA E PARË/ 3 gola në katër ndeshje, thatësirë në Lushnjë dhe Luz (REZULTATET)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.