Vora, nuk ndalen largimet! Klubi konfirmon ndërprerjen e bashkëpunimit me dy titullarët (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Vora ka nisur të mendojë për merkaton, por atë në dalje. Disa ditë më parë, ekipi vorak njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me Xhemalajn dhe Xhebrahimin, por largimet nuk kanë të përfunduar. Së fundmi në postimin e klubit bëhet e ditur se Fadil Meta dhe Redon Raza nuk do të jenë më pjesë e klubit. Së fundmi në stolin e klubit vorak është prezantuar ish-trajneri i Bylisit Arjan Bellai.

NJOFTIMI

Futboll Klub Vora njofton largimin e lojtarit Fadil Meta. Klubi dhe lojtari kanë shtrënguar duart në fundin e këtij rrugëtimi. Falenderojmë Meten për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij. 🤝

Futboll Klub Vora njofton largimin e lojtarit Redon Raza. Klubi dhe lojtari kanë shtrënguar duart në fundin e këtij rrugëtimi. Falenderojmë Redonin për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij. 🤝

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.