Vora do e presë Dinamon të premten në orën 14:00. Federata Shqiptare e Futbollit ka konfirmuar stadiumin “Arena e Demave” për këtë takim, që çel siparin e javës së tetë të Superiores. Klubi i Vorës ndryshon kështu stadiumin ku organizon ndeshjet. Skuadra e Arjan Bellajt i kishte luajtur takimet e mëparshme si pritës në stadiumin e Laçit.
Në pritje të stadiumit të saj, Vora zhvendoset kështu tek “Arena e Demave”. Të dyja ekipet ndahen nga 1 pikë deri tani. Dinamo e Ilir Dajës në vendin e pestë me 11 pikë, ndërsa Vora ndjek. Ekipi i Bellajt ka qenë edhe surpriza e Superiores deri tani. Vora është relativisht e re në këtë nivel dhe përballja me Dinamon sjell sfidë të madhe për të siguruar tri pikë dhe për të treguar vlerën në elitë. Dinamo City me përvojë më të madhe në këtë nivel do të kërkojë të shfrytëzojë çdo gabim të kundërshtarit.