Erdhi në merkaton e janarit te Vllaznia, futbollisti largohet pasi nuk bindi Edi Martinin (FOTO)

by S.M

Vllaznia vijon përgatitjet për sezonin e ri. Kuqeblutë kanë në fokus Conference League, ku në turin e parë do të ndeshen me letonezët e Daugavpils. Trajneri Edi Martini po punon maksimalisht me grupin aktual, ndërsa një mbrojtës nga edicioni i kaluar nuk bën pjesë në planet e tij.

Kështu, qendërmbrojtësi shkodran Serjan Repaj, që u afrua për repartin defensiv në merkaton e janarit, nuk është në llogaritë e trajnerit. Shkodrani u afrua si futbollist i lirë në fillimin e janarit të këtij viti. Megjithatë, duke mos qenë në planet e trajnerit Martini, është vendosur që palët të ndërprejnë kontratën.

NDESHJA NË CONFERENCE LEAGUE

Shorti i Conference League ka vendosur Vllazninë përballë BFC Daugavpils në turin e parë të këtij kompeticioni. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Shqipëri dhe e dyta në Letoni, por me sa duket, asnjëra në qytetin e skuadrave përkatëse.

Por edhe kundërshtari i klubit shkodran BFC Daugavpils ka probleme me stadiumin “Celtnieks” në Dougavpils, pasi ai nuk plotëson standardet e kërkuara nga UEFA. Kësisoj, ndeshja me shkodranët është zhvendosur në kompleksin privat “LNK Sporta Parks” në Riga, në qytet tjetër, pasi ai plotëson standardet minimale që kërkon UEFA për kompeticionet e saj.

Vllaznia do të përballet me letonezët e BFC Daugavpils, të cilët në këtë edicion bëjnë debutimin e tyre ndërkombëtar. Skuadra letoneze ka pak histori suksesi në vendin e vet, pasi ka qenë për shumë vite në kategoritë e ulëta, para se të ngjitej në elitë, por pa arritur objektiva ambiciozë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.