Vllaznia U-21 u shpall kampione, Elvis Plori u bën një rreng futbollistëve të tij, trajneri i ndërpret festën e titullit (video)

by KLIKOJE.AL

Vllaznia U-21 arriti ditën e sotme të siguronte matematikisht titullin kampion në kampionatin për këtë grupmoshë. Fitorja 2-3 ndaj Teutës, i dërgoi ata 7 pikë para Bylisit që u mposht nga Egnatia dhe në këtë mënyrë festojnë titullin kampion.

Djemtë e drejtuar nga Elvis Plori, arritën të shpalleshin kampionë dy javë përpara përfundimit të kampionatit. Klubi i parë i Vllaznisë krenohet me fitoren e akademisë që pritet të jenë një aset shumë i rëndësishëm për të ardhmen e shkodranëve. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Elvis Plori ka menduar t’u bëjë futbollistëve të tij një shaka.

Tekniku shkodran ka hyrë në dhomat e zhveshjes kur lojtarët ishin duke festuar dhe u është drejtuar me fjalët: “Çfarë është kjo, uluni. Nuk ka mbaruar asgjë”. Plori nuk ka mundur dot të mbajë seriozitetin dhe vetëm pas pak sekondash u është drejtuar futbollistëve: “Ka mbaruar”. Më pas vetë Plori dhe të gjithë pjestarët e tjerë të skuadrës kanë festuar sërish.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.