Vllaznia tronditet nga Bylisi, Kukësi barazim ndaj Apolonisë

Vllaznia kryesuese dhe Kukësi që e nisi sezonin si pretendent, janë në krizë të plotë. E papritur ajo që ndodhi në Shkodër, ku edhe pse e mbylli pjesën e parë në avantazh me golin e Dilaver, në fund Vllaznia u trondit nga Bylis.

Mallakastriotët fituan 2-1 me përmbysje, me penalltinë e Bejit në kohën shtesë që i dha suksesin miqve. Me disfatën e pësuar, Vllaznia rrezikon të humbasë kreun prej kësaj jave.

Ndeshja tjetër, ndërmjet Kukësit dhe Apolonisë u mbyll në barazim 1-1. Skuadra e Josës vijon ecurinë me pesë javë pa fitore dhe mbetet jashtë çdo objektivi në kampionat.

Related posts

E BUJSHME! Mitaj drejt firmës me kampionët, mbrojtësi i Komëbtares drejt largimit nga Arabia Saudite (FOTO)

Nisin ndryshimet te Tirana, tre lojtarë thujse të larguar pas përfundimit të sezonit (EMRAT)

Dinamo “mbretëron” sërish, mposht Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë (video)