Vllaznia-Teuta, takimi që mbylli javën e 31-të përfundoi me rezultatin 0-0. Asnjë fitues, duke e bërë akoma dhe më interesante situatën në klasifikim, me shkodranët që kërkojnë të blindojnë 2 vendet e para, dhe ekipi durrsak për të larguar sa më shpejt makthet e mbijetesës. Një ndeshje e dominuar nga ekipi shkodran që menjëherë shfaqi supermaci në fushë. Dodaj në minutën e 24′ tentoi portën e mbrojtur nga Vata. Në minutën e 33′ ekipi shkodran pretendoi për 11-metërsh me Mensah, por loja vijoi sipas kryesorit Ferataj.
PJESA E DYTË
Vllaznia pasi shpenzoi shumë energji, në këtë fraksion nuk arriti dot të dilte në sipërfaqe, falë një mbrotje solide nga ana e Teutës. Ajo që është për t’u përmendur është i minutës së 80-të. Fillimisht akordohet faull në favor të Delajt dhe karton i kuq për portierin Vata, si lojtar i fundit te Teuta. Më pas është VAR që thërret kryesorin Ferataj, ndërsa ky i fundit ndryshon vendimin duke e konsideruar simulim. Delaj ndëshkohet me karton të verdhë. Pas këtij barazimi, Teuta shkon në kuotën e 34 pikëve dhe ngjitet në vendin e 6-të, duke u larguar disi nga “zona e ftohtë”. Në krahun tjetër, me 52 pikë shkodranët mbajnë vendin e tretë.
LEXO ME SHUME:“Ndaj Teutës duhet të kemi dëshirë dhe energji”/ Thomas Brdaric në konferencën për shtyp: Gjendja e Bekim Balajt? Jam në diskutim…
BALAJ DHE MENSAH-Ishte situatë e vështirë të menaxhonim, e dimë që Balaj është lideri ynë dhe pikë kryesore e ekipit. Në përgjithësi Mensah nuk e ka zëvendësuar keq. Do mundohemi nesër. Jemi në diskutime për mënyrën si do rikuperohet, që ta kthejmë sa më shpejt në fushën e blertë. Është një problem për t’u zgjidhur.
2 comments
[…] LEXO ME SHUME:Vllaznia kapet me arbitrimin, Teuta merr pikë jetësore për mbijetesën (video) […]
[…] LEXO ME SHUME:Vllaznia kapet me arbitrimin, Teuta merr pikë jetësore për mbijetesën (video) […]
Comments are closed