Vllaznia, rikthim me peshë në mbrojtje ndaj Egnatias (FORMACIONI I MUNDSHËM)

by KLIKOJE.AL

Vllaznia përballet në transfertë përballë Egnatias. Dueli që do të luhet ditën e martë në orën 16:00, është një përballje për kreun e renditjes. Ku si rrogozhinasit ashtu edhe shkodranët duan të tregojnë forcën e tyre dhe ambiciet në këtë edicion. E pikërisht kuqeblutë e drejtuar nga Edi Martini duket se i kanë marrë “masat” për këtë duel.

Me trajnerin shkodran që ka piketuar ata që me siguri pritet të jenë titullarë kundër Egnatias. Kështu për 50-vjeçarin momentalisht ka vetëm një dyshim dhe balotazh në mesfushë mes Muratajt tashmë të kthyer nga dëmtimi dhe Salës. Me këtë të fundit i cili ka qenë titullar në dy ndeshjet e fundit në kampionat, duke dhuruar performanca pozitive.

Nga porta në duelin me Egnatian pritet ta nisë Leon Pohls, me gjermanin që tashmë duket se ka “blinduar” vendin e titullarit. Në mbrojtje po ashtu pritet një kthim i rëndësishëm siç është Bajrami, me kosovarin që mungoi kundër Flamurtarit për shkak lëndimi. Megjithëse në qoftë se mëngjarashi nuk garanton në 100% mund të jenë Kuros dhe Pusi që do e nisin nga minuta e parë.

Në prapavijë po ashtu do të jenë edhe Gurishta e Gjini, për të formuar treshen e mbrojtjes. Në mesfushë dy emrat më të sigurtë duket se janë Krymi dhe Kallaku, të cilët do të presin se cili mes Muratajt apo Salës do t’i bashkohet në këtë repart. Nga krahët në të djathtë do jetë Kastrati e ndërsa majtas, Jago, me dyshen që padyshim janë dy pika të forta të formacionit kuqeblu. Në sulm do të jetë Balaj, që si mbështetës kryesor në repartin e avancuar pas tij do të ketë edhe Malën. Për të formuar kështu dyshen e sulmit shkodran në përballjen e radhës ndaj Egnatias.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.