Vllaznia nis shpejt punën për prezantimin në Europë, emëron drejtorin e ri sportiv (EMRI)

Vllaznia ka nisur menjëherë nga puna për sezonin e ri futbollistik. Klubi shkodran ka njoftuar se Elvis Plori do të jetë drejtori i ri sportiv i kuqebluve.

Përmes një lajmërimi në kanalin zyrtar, bëhet me dije se trajneri i ekipit U-21 do të marrë këtë detyrë të rëndësishme. Siç duket, Vllaznia kërkon të mos përsërisë gabimet e së shkuarës duke i besuar pozicione të rëndësishme njerëzve brenda familjes.

“Klubi i Futbollit Vllaznia ka filluar menjëherë punën organizative për një pjesmarrje sa më dinjitoze në Kupat e Evropës dhe arritjen e objektivit maksimal në sezonin e ri 2023-2024. Duke vlerësuar përpjekjet, egon, ambicjet dhe dëshirën për të krijuar një kolektiv me mentalitet fitues, pozicioni i Drejtorit Sportiv pranë Klubit të Futbollit Vllaznia i është besuar trainerit kampion të Superligës U-21, z.Elvis Plori”, thuhej në njoftimin e klubit shkodran.

Pritet me interes të shihet se kush do të jetë lëvizja e radhës për kuqeblutë që falë renditjes në vendin e katërt të Superiores, arritën të siguronin një biletë për Kupat e Europës.

Related posts

“Dinamon e dominuam nga minuta e parë”, Gvozdenovic ngre në qiell Elbasanin: Sot ishim shumë mirë dhe nga aspekti për të menaxhuar situatat

“Nuk kam çfarë iu them lojtarëve”, Ilir Daja nervoz pas ndeshjes me Elbasanin, kapet me gjykimin: Merrni ato në studio e shikoni se çfarë…

Nesër bëhet prezantimi! Vllaznia afron një ish-lojtar për të tentuar titullin (EMRI)