Rikthehet qetësia dhe festa te Vllaznia, mendon Balaj nga penalltia (video)

by KLIKOJE.AL

Vllaznia luan sot në Islandë përballë VIkingur ndeshjen e kthimit për turin e dytë të Conference League.

Shkodranët kanë fituar me shifrat 2-1 ndeshjen e parë në “Loro Boriçi” dhe tashmë luajnë në transfertë duelin e kthimit me shpresën që do të arrijnë të administrojnë këtë rezultat, për të kaluar në turin tjetër të turneut.

Ashtu si në ndeshjen e parë, është Bismark ai që formon dyshen e sulmit përkrah Balajt, me Malën në mbështetje. Gjithashtu, bie në sy se Jukaj shfaqet përsëri mes shtyllave, ndërsa Kruja ka përfunduar në stolin e rezervave.

26’ GOOOL VLLAZNIA! Shënon Balaj me penallti. 

15’ Bismark nga e majta nis një pasim interesant në qendër, por askush nuk ia del të devijojë në zonën e vendasve.

10’ Vllaznia e pëson si në ndeshjen e parë pas një goditje nga këndi. Gunarson gjuan por gjen përgjigjen e Jukajt, Hafsteinson gjuan më pas dhe çon sferën në rrjetë.

LEXO ME SHUME:Shkëlqyen në ndeshjen ndaj Vikingur, dy lojtarët rrezikojnë të jenë në Islandë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.