Vllaznia kërkon të thyejë “tersin” Egnatia, statistikat nuk janë premtuese ndaj rrogozhinasve

by KLIKOJE.AL

Vllaznia-Egnatia është gjysmëfinalja tjetër e Kupës së Shqipërisë që do të luhet ditën e sotme në orën 18:00. Një duel mjaft delikat sidomos për shkodranët që në “Loro Boriçi” do të kërkojnë fitoren për të siguruar edhe kualifikimin në finale.

Kuqeblutë duhet të përmbysin humbjen 1-0 në sfidën e parë dhe per të siguruar më pas edhe kalimin në finalen e Kupës, që është një nga objektivat e kësaj skuadre në këtë sezon. Dueli i së mërkurës do të jetë sfida e 4-të mes tyre në historinë e Kupës së Shqipërisë.

Statistikat tregojnë se rrogozhinasit janë ekipi që dominon ndaj shkodranëve. Në 3 sfidat direkte mes tyre Skuadra e Edlir Tetovës i aka dalë të sigurojë 2 fitore dhe një sfidë ka përfunduar në barazim. Në këtë mënyrë kuqeblutë e Qatip Osmanit do të tentojnë fitoren për të thyer “tersin” në Kupë dhe më pas për t’u ‘hakmarrë’ ndaj tyre për shkak se Egnatia i ka eleminuar 1 vit më parë në gjysmëfinalen e Kupës, me rrogozhinasit që më pas do të triumfonin në finale ndaj Tiranës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.