Partizani nuk ka më identitet! Vllaznia shkëlqen dhe tani është anti-Egnatia (video)

by KLIKOJE.AL

 

Vllaznia ka marrë një fitore shumë të rëndësishme kundër Partizanit, një rivali direkt për momentin në luftën në “Final Four”, teksa ka mundur të kuqtë me shifrat 2-0 në Shkodër. Pjesa e parë e barabartë në raste dhe asnjë gol i shënuar. Taipi në minutën e 15’ ekzekuton një goditje këndi duke gjuajtur direkt në portë, por sfera kalon mbi traversën e katërkëndorit të mbrojtur nga Jukaj. Klubi shkodran u kundërpërgjigj në minutën e 32’. Gjuajtje e fortë e Qatos nga distanca, Qirko përgjigjet me një grushtim që çon topin te Deliu, i cili gjuan por sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

PJESA E DYTË

Te kuqeblutë, jesa e dytë nis me Grudën në vend të Qatos dhe Koten në vend të Zekës në radhët e Partizanit. Te klubi shkodran zëvendësimi rezultoi i qëlluar sepse në minutën e 51’ Vllaznia kalon në avantazh.  Një top i gjatë drejt zonës nuk kontrollohet nga Qirko, i cili sheh Grudën të rrëmbejë sferën qetësisht dhe ta çojë në rrjetë. Në minutën e 70’ Vllaznia gjeti golin e dytë me Balajn, por sulmuesi shkodran ndodhej në pozicion jashtë loje. Në momentin kur ndeshja po përfundonte, Vllaznia shënoi golin e dytë me Bajramin. Me këtë humbje, ekipi i Partizani rrezikon të humbasë vendin e katërt, ndërkohë në krahun tjetër Vllaznia blindon vendin e dytë në kuotën e 49 pikëve.

LEXO ME SHUME:VIDEO/ Kishte akord prej javësh, klubi nigerian konfirmon transferimin e mesfushorit te Partizani

Kazeem Ogunleye futbollisti më i ri i Partizanit. Klubi kryeqytetas do të ketë në dispozicion një armë më shumë në javët e fundit të këtij sezoni. Të kuqve u është bashkuar mesfushori ofensiv 18-vjeçar nigerian Kazeem.

Klubi kryeqytetas kishte arritur që në fund të janarit akordin me klubin e Rejnxhërs International në Nigeri për futbollistin i cili pritet të jetë në të ardhmen zëvendësuesi i Rrapajt. Por ai ka zbarkuar vetëm në ditët e fundit në Shqipëri, siç ka konfirmuar vetë ish-klubi  tij i cili ka postuar edhe një video lamtumire dhe falënderimi të lojtarit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.