Vllaznia i komunikoi uljen e pagës, Herald Marku zgjedh ku do e vazhdojë të ardhmen e tij

Herald Marku është gati për një aventurë të re jashtë Shqipërisë, me mesfushorin që pritet të firmosë me skuadrën e UTA Arad në Rumani. Vllaznia i komunikoi lojtarin se do t’i ulej paga, një kërkesë që është refuzuar nga mesfushori.

Futbollisti prej kohësh ishte në bisedime me Dinamon, por si duket 27-vjeçari nuk u bind nga projekti i kryeqytetasve.

Nga ana tjetër, UTA Arad është një klub që është mësuar të ketë shqiptarë në skuadër, pas Idriz Bathës dhe Erjon Hoxhallarit.

Related posts

“Presing dhe ekuilibër” / Glen Daja zbulon recetën që rrëzoi Vllazninë: E përgatitëm si finale, ky grup ka karakter

Gol i artë i Malomos dhe James, Dinamo mban gjallë shpresat për titull (video)

E BUJSHME! Mitaj drejt firmës me kampionët, mbrojtësi i Komëbtares drejt largimit nga Arabia Saudite (FOTO)