Partizani e mbylli në vendin e parë fazën e parë të Superiores. Nesër ata do të përballen me Vllazninë në orën 19:30. Në prag të këtij dueli, trajneri i të kuqve, Aleksandër Veselinoviç ka dalë në konferencën e zakonshme për mediat.
“Për dy ndeshje nëse nuk merr maksimumin përfundon në vendin e 6-të, e thash më parë nëse ti je mjaft mirë deri në prill dhe të dëmtohen dy lojtarë kryesorë ti mund të humbasësh gjithë sezonin. Partizani është një klub i madh, puna ime është të punoj në mënyrë psikologjike dhe lojtarët e rinj duhet të punojnë edhe më shumë se janë pjesë e këtij klubi të madh.
E kemi ne në dorë se çfarë duhet të ndryshojmë, duhet të kemi respekt për të gjithë rivalët tanë. Statistikat mbeten gjithmonë statistika, nuk është problemi fusha apo qyteti në të cilin luajmë nëse ne jemi maksimumin është si të luajmë në Tiranë ose jashtë. Kemi marrë informacion që Balaj po trajtohet në Serbi, por nuk bën problem nëse ai luan apo jo. Vllaznia është një skuadër e kompletuar, ka në stol lojtarë shumë të mirë”, deklaroi Veselinoviç.