“Vllaznia dominoi se e lejuam ne”, Fagu ia adreson humbjen mbrojtjes: Futbolli është lojë gabimesh

by KLIKOJE.AL

Trajneri i Tiranës, Erbim Fagu foli pas humbjes kundër Vllaznisë në ”Loro Boriçi”.
“Është një problem që e konstatuam, ishin gabime individuale ndoshta presioni i tepërt, për këtë na vjen më keq, Vllaznia dominoi se e lejuam ne, kjo ishte e vetmja gjë. Ndryshuam vendosjen taktike në pjesën e dytë ishim më ofensivë, por Vllaznia kishte rezultatin në favor.

Futbolli është lojë gabimesh dhe ata që bëjnë më pak gabime fitojnë ndeshjen, ne na vjen keq që i bëjmë të tilla, por do ti rregullojmë në të ardhmen, është thjeshtë çështje besimi. Kampionati ka akoma ndeshje, për ne është e rëndësishme të rikthehemi kjo Tirana e pjesës së dytë me besim. Najdovski nuk është akoma gati pas një vizite tjetër mjekësore që bëri”, tha Fagu për “MCN TV”

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.