37
Vllaznia do të përballet me Vikingurin sot në orën 20:30. Ndeshja me islandezët është e vlefshme për turin e dytë të Conference League.
Në formacionet zyrtare bie në sy mungesa e portierit Qarri. Më tej po ashtu spikat Bismark për sulmin, që është preferuar menjëherë titullar nga Martini pas huazimit nga Skënderbeu. Një mungesë tjetër që mund të peshojë është e Dodajt, i cili u shit te CSKA e Sofies. Kuqeblutë preferojnë për sot skemën klasike 4-3-3. Dhe si gjithmonë Balaj udhëheq sulmin si kapiten.
10’ Goditje e rëndë te Vllaznia! Pas një goditje këndi, Gunarson gjuan me kokë dhe shënon golin e avantazhit.
5’ Krosim interesant në qendër i Krujës, Bismark kontrollon dhe gjuan duke venë në provë portierin kundërshtar.