Kërkon finalen e Kupës, Dinamo zbarkon në Shkodër me mungesa; një rikthim qetëson Dajën

Vllaznia

Vllaznia dhe Dinamo zbresin në fushë për aktin e dytë gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë, në një përballje që pritet të vendosë finalistin. Takimi i parë mes dy skuadrave u mbyll në barazim 1-1, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën vendimtare. Në kampin dinamovit, trajneri Ilir Daja vijon të përballet me probleme të shumta në organikë.

Mungesat nuk i ndahen teknikut blu, i cili edhe për këtë ndeshje do të duhet të bëjë llogaritë pa disa lojtarë të rëndësishëm. Loran mbetet jashtë për shkak dëmtimi, ndërsa mungon edhe Guindo. Në dyshim për këtë takim është Berisha, i cili do të vlerësohet deri në momentet e fundit nga stafi mjekësor.

Lajmi pozitiv për Dinamon vjen nga rikthimi i Naser Alijit, që pritet të jetë sërish në dispozicion të trajnerit Daja dhe t’i japë më shumë alternativa skuadrës në repartin defensiv. Me rezultatin e parë 1-1, gjithçka mbetet e hapur mes dy skuadrave, ndërsa pritet një duel i fortë për një vend në finalen e Kupës së Shqipërisë.

LEXO ME SHUME:Vllaznia, “copëtohet” sulmi, pas Kastratit një tjetër lojtar mbyll sezonin

Related posts

“Do bëjmë gjithçka për finalen”, Bekim Balaj sfidon Dinamon: Kundërshtar i vështirë, por me mbështetjen e tifozëve…

Vllaznia, “copëtohet” sulmi, pas Kastratit një tjetër lojtar mbyll sezonin

Tirana pret golin, Xhixha gati të “zgjojë” kujtimet e derbit