Nga goli te lotët, Fisnik Asllani nderon kujtimin e futbollistit të Elbasanit në miqësoren me Andorrën (video)

Fisnik Asllani

Një moment emocionues është regjistruar në miqësoren mes Kosovës dhe Andorrës. Sulmuesi Fisnik Asllani, emër që së fundmi është lidhur me interesimin e Barcelonës, ia dedikoi golin e tij të ndjerit Fatjon Bunjaku, futbollistit të Elbasanit që humbi jetën tragjikisht gjatë ditës së sotme.

Kosova e mbylli pjesën e parë në avantazh 1-0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, pas një dominimi të plotë ndaj Andorrës. Dardanët kontrolluan ritmin e lojës dhe krijuan vazhdimisht raste për shënim, ndërsa miqtë u përqendruan kryesisht në mbrojtje. Momenti vendimtar erdhi në minutën e 41-të, kur Fisnik Asllani ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi. Topi u përplas fillimisht në shtyllë, më pas te portieri kundërshtar dhe përfundoi në rrjetë, duke i dhënë epërsinë Kosovës.

Pas golit, sulmuesi kosovar bëri një dedikim prekës për Fatjon Bunjakun, duke kujtuar ish-shokun dhe bashkëkombësin që u nda tragjikisht nga jeta në moshën 22-vjeçare.

Related posts

Luksemburgu dhe Izraeli fundosin Shqipërinë në klasifikimin e FIFA-s

VIDEO/ Lot dhe duartrokitje në “Elbasan Arena”, tifozët nderojnë Fatjon Bunjakun

Nisin lëvizjet te Elbasani, dy futbollistë bëjnë gati valixhet (EMRAT)