Nisin lëvizjet te Elbasani, dy futbollistë bëjnë gati valixhet (EMRAT)

Elbasani

Elbasani ka nisur të projektojë skuadrën për sezonin e ri, teksa merkatoja nuk pritet të sjellë vetëm afrime. Sipas burimeve të ndryshme, Ze Gomes dhe Blaise Tsague janë pranë largimit nga radhët e verdhebluve.

Bëhet fjalë për dy futbollistë që ishin pjesë e skuadrës në sezonin e kaluar, ku Elbasani zhvilloi një kampionat pozitiv dhe qëndroi në garën për titull deri në javën e fundit. Megjithatë, aventura e tyre në “Elbasan Arena” duket se po shkon drejt fundit.

Sa i përket statistikave, Ze Gomes realizoi 1 gol gjatë sezonit të fundit, ndërsa Blaise Tsague shënoi 2 herë.

Sulmuesi portugez Ze Gomes iu bashkua Elbasanit në korrik të vitit 2024, pas transferimit nga Chornomorets, ndërsa Tsague u afrua në fund të gushtit nga Fujairah, skuadër që militon në Emiratet e Bashkuara Arabe. Tashmë, të dy pritet të ndajnë rrugët me klubin elbasanas.

LEXO ME SHUME:Nuk ka largime në mbrojtje, Besa zyrtarizon rinovimin e dy titullarëve

Related posts

Luksemburgu dhe Izraeli fundosin Shqipërinë në klasifikimin e FIFA-s

VIDEO/ Lot dhe duartrokitje në “Elbasan Arena”, tifozët nderojnë Fatjon Bunjakun

Nuk ka largime në mbrojtje, Besa zyrtarizon rinovimin e dy titullarëve