Vjosa Park Kombëtar/ Reagon Leonardo Di Caprio: Historike!

Pas shpalljes së Vjosës Park Kombëtar ka reaguar aktori i Hollywood-it, Leonardo di Caprio duke e quajtur këtë vendim historik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Di Caprio shkruan se ky është një vizion i ri për ruajtje globale të ujit.

“Sot është bërë historia. Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe biznesit ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të lumit të egër në Europë. Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Një vizion i ri për ruajtjen globale të ujit. Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme!”, shkruan Di Caprio.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën