141
Pas shpalljes së Vjosës Park Kombëtar ka reaguar aktori i Hollywood-it, Leonardo di Caprio duke e quajtur këtë vendim historik.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Di Caprio shkruan se ky është një vizion i ri për ruajtje globale të ujit.
“Sot është bërë historia. Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe biznesit ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të lumit të egër në Europë. Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Një vizion i ri për ruajtjen globale të ujit. Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme!”, shkruan Di Caprio.