Vjen momenti i Kristjan Asllanit, Inzaghi konfirmon debutimin e tij titullar në Champions League

Inter, finalist i Champions League, nesër do të fillojë rrugëtimin në Champions League, ku do të ndeshet ndaj Real Sociedad, ndeshje e vlefshme për grupet e këtij kompeticioni.

Cuadrado dhe Calhanoglu janë mungesat e ditës së nesërme, por për turkun, Inzaghi ka konfirmuar zgjidhjen. “Real Sociedad është një ekip i fortë, që ka një trajner prej disa vitesh, duhet t’i bëjmë ballë organizimit të tyre.
Mungesa e Calhanoglu? Unë do t’i besoj Asllanit. Ai është një lojtar i madh, shumë na e kanë kërkuar aktivizimin e tij dhe momenti ka ardhur. Asllani është një lojtar shumë i rëndësishëm për Interin, ashtu si Calhanoglu.

Megjithatë, pas nxehmjes përpara ndeshjes do të marr vendimin përfundimtar. Nesër rifillojmë këtë rrugëtim kundër një kundërshtari me vlerë të madhe. Entuziazmi nga fitorja e madhe në derbi ka një ndikim të jashtëzakonshëm”, është shprehur Inzaghi.

Related posts

E BUJSHME! Mitaj drejt firmës me kampionët, mbrojtësi i Komëbtares drejt largimit nga Arabia Saudite (FOTO)

Nisin ndryshimet te Tirana, tre lojtarë thujse të larguar pas përfundimit të sezonit (EMRAT)

Dinamo “mbretëron” sërish, mposht Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë (video)