Ndërsa liderët e Kosovës dhe Serbisë po takohen për të negociuar një marrëveshje paqeje, një artiste e re nga kryeqyteti i Prishtinë ka të ngjarë të vazhdojë të marrë kërcënime për një pikturë që përshkruan liderët e të dy vendeve duke u puthur. Piktura e Ermira Muratit, e cila është 3 m e gjatë, e ilustron kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç, të përqafuar, duke puthur njëri-tjetrin në buzë me sy mbyllur.
“Unë e shoh marrëdhënien e tyre si një shfaqje aktrimi…dhe të dy popujt e Kosovës dhe Serbisë, ne po shohim të njëjtin shfaqje”, tha Murati, i njohur si Vajza Portokalli, për Reuters, duke paraqitur pikturën e saj, e cila tregon të dy burrat me kostume të zeza, në një sfond të ndritshëm portokalli.
“Pavarësisht se sa të thella janë marrëdhëniet kaotike mes Kosovës dhe Serbisë, mendoj se rinia jonë e do paqen më shumë se çdo gjë tjetër. Historia regjistron puthje nga momentet e dhimbjes dhe lamtumirës. Por historia na kujton edhe puthjet e vëllazërisë dhe madje edhe tradhtinë. A do të jetë kjo një prej tyre?,“- shkruan Murati në llogaritë e saj në rrjetet sociale teksa zbuloi pikturën e saj më 17 shkurt, kur Kosova festoi 15 vjetorin e pavarësisë nga Serbia.
Mijëra në rrjetet sociale postuan komente për pikturën e Muratit, ku shumica përdorën gjuhë urrejtjeje dhe disa madje kërcënuan me vdekje.
“Ti meriton një plumb,” i shkroi një komentues.