Seksioni i Hetimeve të Krimeve/ Vinin baste sportive pa leje, dy të arrestuar në Tiranë

by S.M

Vihen në pranga 2 shtetas, sekuestrohen celularët që përdornin për këtë veprimtari të paligjshme në fushën e lojërave të fatit.

Kanë qenë specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, të cilët gjatë kontrollit të ushtruar për të goditur këtë fenomen kanë evidentuar dhe goditur 2 raste të vënies së basteve sportive, me aparate celulare.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në një lokal në rrugën “Stavri Themeli” dhe në një lokal në Ndoq, shërbimet e Policisë gjetën të hapura në celularët e shtetasve A. H. dhe E. D., faqe që shërbejnë për vënien e basteve sportive.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. H., 36 vjeç dhe E. D., 26 vjeç, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.