Pas rastit viral ku një grup turistësh italianë në Berat ikën me vrap nga një restorant pa paguar faturën prej rreth 80 euro, një tjetër video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon disa shtetas që pretendohet se janë italianë, teksa vjedhin në një hotel në Sarandë.
Pas rastit viral ku një grup turistësh italianë në Berat ikën me vrap nga një restorant pa paguar faturën prej rreth 80 euro, një tjetër video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon disa shtetas që pretendohet se janë italianë, teksa vjedhin në një hotel në Sarandë. Turistët italianë kanë vjedhur jastëkun, çarçafët dhe një peshqir në një hotel.
Fillimisht ata nuk kanë pranuar, ndërsa pas kontrollit ka rezultuar se në çantën e tyre ndodheshin edhe sendet e grabitura nga hoteli.
“Ju lutem publikojeni vidion shikoni se si na vjedhin italianët. Vemi të pastrojmë dhomën dhe na mungon jastëku kllëfi i jastëkut, carcafi dhe një peshqir. I lanë valixhet dhe erdhën t’i marrin ne orë 16 e 30 minuta. Kur u them se mungojnë në dhomë jastëku peshqiri dhe carcafi thanë nuk dime gjë. Nje cante e kishin marrë me vete kur vajta dhe i thashe sille canten e solli e kontrolluam dhe i gjetem. Nuk u beri fare përshtypje vetëm thanë na falni dhe ne si gjithmon kur kapim hajdutin e falim”, thuhet në denoncim.”