VIDEO/ Tifozët e Kombëtares surprizojnë lojtarët, mbështetje masive në seancën e fundit

Kombëtarja shqiptare zhvilloi seancën e dytë stërvitore këtë të martë në“Shtëpinë e Futbollit”, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet miqësore ndaj Kilit 22 mars, stadiumi “Ennio Tardini”, ora 20:45, dhe Suedisë (25 mars, stadiumi “Friends Arena”, ora 19:00).

Në stërvitjen e sotme ishin të pranishëm të gjithë lojtarët. Gjatë mbrëmjes së djeshme u bashkua me ekipin edhe Qazim Laçi, ndërsa ditën e sotme ka mbërritur në grumbullim dhe Naser Aliji, i cili është bashkuar menjëherë me skuadrën në stërvitje. Aspekti më interesant ishte se në seancën e fundit stërvitore, prezent ishin edhe tifozët e Kombëtares, të cilët inkurajuan lojtarët për dy sfidat, por edhe duke i’u kujtuar se do të jenë gjithmonë në mbnështetje të tyre edhe në ndeshjet e kampionatit europian.

Related posts

Puth djalin e Alvarez dhe takon lojtarët pas triumfit në derbi, Refik Halili zbulon premion e majme (video)

“Tani situata është e komplikuar, Europa s’është në dorën tonë”, Kërnaja ndjen keqardhje për derbin, ka ankesa: Kishte prekje të topit me dorë…

“E kishim përgatitur, Alvarez na fitoi ndeshjen”/ Shehi zbulon fjalët në dhomat e zhveshjes: Çunave i thashë që…