Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, foli për mediat, pas shortit të “Final Four”, që vendosi kryeqytetasit përballë Skënderbeut.Demi theksoi se në fillim ishte kundër formulës, por ekipit të tij i eci këtë sezon.
Sipas tij, Skënderbeu është ekip me traditë, ndërsa shtoi se dëshiron që Partizani të ndjekë shembullin e korçarëve për në Europë.
“Partizani është për titull kampion.Kjo ishte çështje fati, Skënderbeu është një ekip i fortë, e dini që na ka marrë shumë pikë gjatë gjithë kampionatit. Do jenë dy finale të bukura, ai barazimi që na favorizon ne nuk më pëlqen fare, nuk kam preferencë. Do kisha dëshirë vendi i parë dhe i dytë të luanin bashkë, megjithëse janë dy ekipe të forta, dhe i tretë i katërti të luanin bashkë.
Tani të jem i sinqertë e kam thënë që në fillim formula e zhvlerëson pak kampionatin. Të jem korrekt Tirana më mungon gjithmonë është një skuadër e mirë, me tradita, edhe skuadrat e tjera si Vllaznia dhe Skënderbeu kanë traditë, madje Skënderbeu është një skuadër që duhet ta marrim shembull për mënyrën sesi ka shkuar në Europë”, përfundoi Gaz Demi.