135
Kiara pësoi një incident ditën e djeshme duke u shtrirë përtokë e duke shpërthyer në lot. U tha se banorja ishte rrëzuar, por në fakt Kiara kishte pësuar tërheqje muskulare.
Ajo u dërgua në spital, ndërsa pas disa orësh u rikthye. Tea, Mikela dhe Luizi janë banorët që i kanë qëndruar më shumë pranë, duke u kujdesur për të. Luizi i ka përgatitur ushqimin, e ka ndihmuar me sendet personale, i ka bërë fresk dhe i ka kënduar këngën “Perfect” nga Ed Sheeran që ta zejë gjumi.
Këngëtari nuk e ka lënë me kaq sepse ai i ka ndenjur afër gjatë gjithë natës teksa ajo flinte nëse do të kishte sërish shqetësime.